Shqipëria mund San Marinon, Merr kreun e grupit C1

07.10.2026 15:37

Shqipëria ka arritur një fitore të vuajtur 2-1 ndaj San Marinos në “Air Albania”...

Shqipëria ka arritur një fitore të vuajtur 2-1 ndaj San Marinos në “Air Albania”, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kristjan Asllani në minutën e 93-të, duke marrë edhe kreun e Grupit C1. Vendosi firmën e tij në fitoren e arritur ndaj San Marinos në “Air Albania” me dy golat e shënuar, Kristjan Asllani tregon vështirësitë e këtij suksesi përballë një kundërshtari të lehtë në letër.
 
“Nuk e di pse. Pjesën e parë kemi hyrë mirë në fushë dhe zhbllokuam rezultatin. Pastaj kur nuk i mbyll ndeshjet është problem i madh. Pjesën e dytë, nuk e di pse kemi pasur aq probleme.Ndoshta ne mesfushorët nuk po bënim shumë presing, kishim shumë distanca të gjata. Dhe nuk e di, por tani të them të drejtën, marrim 3 pikë dhe vendin e parë dhe të presim nëntorin.”, u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i Shqipërisë.
 
Berat Gjimshiti zbriti mbrëm në fushën e lojës për herën e 77 me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe bëhet futbollist i 5-të me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares.
 
“Shumë mësime, të them të drejtën në karrierën time vështirë të kem pasur një ndeshje të tillë ku mendon që do fitosh e në fund doli e kundërta. Sepse nuk u duk fare diferenca mes San Marinos dhe kombëtares sonë. Mësimet janë që duhet të luajmë si skuadër, individualisht nuk shkon askund, nuk mund të arrish asgjë, se kur ke sukses me ekipin, ke edhe individualisht sukses, plotësojnë njëra-tjetrën.”, u shpreh Berat Gjimshiti, futbollist i Shqipërisë.
 
Shqipëria është duke kryesuar grupin C1 me nëntë pikë, falë edhe humbjes së Finlandës nga Bjellorusia. Bjellorusët dhe finlandezët kanë nga shatë pikë, kurse San Marino mbetet pa pikë. (Gazetar: Amir Duraku)