Hendboll – Pelisteri mer një pikë në Gdanjsk
07.10.2026 15:39
Hendbollistët e Pelisterit humbën një mundësi të madhe për të marrë fitoren në Ligën Evropiane....

Hendbollistët e Pelisterit humbën një mundësi të madhe për të marrë fitoren në Ligën Evropiane. Në ndeshjen e dytë, pesë minuta para fundit ata kryesonin me tre gola diferencë, por në fund u desh të kënaqeshin vetëm me një pikë, pas barazimit 31-31 në transfertën ndaj Wybrzeże Gdańsk.
Kapiteni i Pelisterit, Filip Kuzmanovski, shënoi 15 gola, ndërsa portiere, Said Heidarirad regjistroi 11 pritje. Ndeshja e radhës për Eurofarm Pelisterin do të jetë transfertë e vështirë në Gjermani kundër Gummersbachut, më 13 tetor. Ndërsa sonte nga ora 20:45 minuta në Shkup, vazhdojnë garat evropiane të hendbollit. Kampioni I vendit Vardari, në xhiron e trerë të Ligës së Kampionëve, do të përballet me Visla Plock. (Gazetar: Safet Ademi)
