Volejboll - Nakovski Volej mundet nga Drita
07.10.2026 15:41
Volej e nisi me humbje pjesëmarrjen në BVA Kupën Ballkanike 2026 në Strumicë...

Nënkampionia e Maqedonisë në volejboll për femra, Nakovski Volej, e nisi me humbje pjesëmarrjen në BVA Kupën Ballkanike 2026 në Strumicë, pasi u mposht nga skuadra kosovare Drita me rezultatin 1-3.
Volejbollistet e Nakovski Volejit e fituan setin e parë 25-20. Megjithatë, skuadra gjilanase reagoi shpejt, përmirësoi lojën në sulm dhe fitoi tre setet e ardhshme, të gjitha me rezultatin identik 25-20, duke triumfuar përfundimisht 3-1. Në BVA Kupën Ballkanike në Strumicë, po marrin pjesë edhe greket e Olympiacosit dhe bullgaret e CSKA Sofje. (Gazetar: Safet Ademi)
