Maqedoni
Një person humbi jetën në një aksident trafiku në Shkup
21.06.2015 17:20
Një person ka vdekur gjatë rrugës për në Qendrën urgjente, pasi që ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku...

"Aksidenti ka ndodhur dje në orën 11:30 në rrugën 'Justiniani i Parë'", informoi sot MPB-ja.
Në aksident kanë marrë pjesë automjetet e udhëtarëve "Reno Lagun" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.D.(48), "Ford Mondeo" me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.S.(50) dhe motoçikletë "Mondial", i drejtuar ng viktima Petar J.(17).
Lëndime të lehta trupore kanë marrë dy bashkëudhëtare nga motoçikleta, të moshës nga 16 dhe 17 vjeç. Ato janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "Shën Naumi i Ohrit" dhe Qendrën urgjente për dhënie të ndihmës mjekësore.
Nga ana e SPB-Shkup është dalë në vendin e ngjarjes, është kryer ekspertizë dhe po punohet në pastrimin e plotë të rastit.
