Sportet E Tjera
KB Shkupi me suksese të mëdha në Mal të Zi
21.06.2015 17:31
Boksierët e klubit të boksit Shkupi, kanë arritur një sukses të madh...

Boksierët e klubit të boksit Shkupi, kanë arritur një sukses të madh, në turneun ndërkombëtar “Beranska Rukavica 2015” (Dorëza e Beranës 2015), që të shtunën u mbajt në qytetin Berana në Mal të Zi.
Boksieri Idriz Bislimi ishte superior ndaj kundërshtarit të tij Jasmin Miftar nga klubi “Aperkat”, më pas, Visar Jahii në një luftë shumë të mirë fitoi bindshëm përball boksierit Petar Laban nga klubi “Radnicki” nga Kragujevaci i Serbisë. Në saje të kësaj fitore, Jahii u zgjodh boksieri më teknik i turneut.
Ndërkohë, në mecin më interesant, që përcaktoi edhe fituesin e turneut, boksieri ynë Jasin Lama humbi nga boksieri vendas Rexho Ikoviç. Mirëpo, komisioni i turneut Lamën e shpalli si boksieri më i mirë i huaj.
Ndryshe, boksierët shkupjan në këtë turnir u udhëheqëm nga trajnerët Blerim Saiti dhe Naser Haruni të cilët janë mjaft të kënaqur nga paraqitja e garuesve të tyre, duke thënë që të tre boksierët kanë shfaqur lufta shumë të mira dhe sukseshme.
