Botë

Ukrainë, sulme ajrore ruse ndaj Ukrainës

08.10.2026 12:37

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe pesë fëmijë...

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe pesë fëmijë, ndërsa 100 janë plagosur në një nga sulmet ajrore më të rënda ruse ndaj Ukrainës.
 
Sipas presidentit Zelenski, Rusia gjatë natës ka lëshuar 70 raketa dhe dhjetëra dronë sulmues “Shahed”. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtria ka kryer një “sulm masiv” ndaj objekteve të sektorit ushtarako-industrial. Në shënjestër të sulmeve kanë qenë edhe infrastruktura portuale dhe ajo e ndërtimit të anijeve në rajonin e Detit të Zi, në Odesë, si dhe një anije që transportonte materiale ushtarake.
 
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se kanë arritur të interceptojnë më shumë se 80 për qind të dronëve të lëshuar. Zelenski theksoi se sfida më e madhe vazhdojnë të jenë raketat balistike ruse. Ai përsëri bëri thirrje për dërgimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore “Patriot”. Ukraina dje mori ndihmë të re financiare prej 1.2 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian.