Maqedoni

33 motoçikleta të reja policore dhe pajisje për policinë e komunikacionit

08.10.2026 13:13

MPB ka pranuar 33 motoçikleta të reja policore dhe pajisje të kompletuara për motoçiklistët..

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranuar 33 motoçikleta të reja policore dhe pajisje të kompletuara për motoçiklistët, të blera nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Vlera e përgjithshme e furnizimit është 16,8 milionë denarë.
 
Bëhet fjalë për motoçikleta të modelit “Piaggio Beverly 310 HPE”, të përshtatura për nevojat e policisë, të pajisura me helmeta mbrojtëse, xhaketa, pantallona, çizme dhe doreza verore e dimërore.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vlerësoi se pajisjet e reja do të forcojnë kapacitetet dhe lëvizshmërinë e policisë së komunikacionit, si dhe do të kontribuojnë në rregullimin më efikas dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
 
Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor theksuan se ky furnizim është pjesë e aktiviteteve për modernizimin dhe pajisjen e njësive organizative të MPB-së, të ngarkuara me kontrollin e komunikacionit.