Film artistik
GRENLANDA

E shtunë 22:35 (10.10.2026)
Amerikë/Angli- 2021
Regjia: Ric Roman Waugh
Rolet: Gerard Butler, Morena Baccarin, Roger Dale Floyd
Zhanri: aksion/aventurë/triler
John Garrity, bashkëshortja e tij Allison dhe djali i tyre Nathan marrin lajmin se një pjesë e kometës “Clarke” do të godasë Tokën. Ndërsa fragmentet e para shkaktojnë shkatërrim dhe panik në qytete të ndryshme, familja nis një udhëtim të dëshpëruar drejt një strehe të sigurt.
Gjatë rrugëtimit, ata përballen me kaos, frikë dhe njerëz që bëjnë gjithçka për të mbijetuar. Koha po mbaron dhe shpresa e vetme e familjes është të arrijë në vendin e sigurt përpara se katastrofa të përfshijë të gjithë planetin.
