Futboll

Argjentina, Paraguai e Uruguai në çerekfinale

21.06.2015 17:34

Argjentina, Paraguai dhe Uruguai siguruan të treja kualifikimin në raundin çerekfinal të Copa America, pasi luajtën ndeshjet e treta në grupe...

Argjentina fitoi sipas parashikimeve me Xhamajkën dhe pse me një rezultat minimal. 
 
Higuain shënoi golin e fitores për La Seleccion në minutën e 11-të duke i dhënë 3 pikët formacionit të Tata Martinos, që goditi gjithashtu dhe dy herë shtyllën në këtë ndeshje.
 
Ndërkohë që për Messin kjo ishte ndeshje e 100 në karrierë me fanellën e përfaqësueses së Argjentinës.
 
Në sfidën tjetër, Paraguai dhe Uruguai kishin nevojë për një pikë për të siguruar të dyja kualifikimin dhe në fund të 90-të minutave dy ekipet barazuan 1-1 mes tyre. 
 
Gimenez shënoi në minutën e 29-të për Uruguain, por paraguajanët, që ishin mundur 3-0 në finalen e edicionit të fundit pikërisht nga kombëtarja celeste, barazuan në minutën e 41-të me Lukas Barrios.
 
Me këtë barazim, Paraguai renditet në vendin e 2-të në grup ndërsa Uruguai kualifikohet si një nga të tretat më të mira të turneut dhe tashmë do të përballet me Kilin në cerekfinale.