FIFA: Maqedonia bie në pozitën e 71-të

08.10.2026 14:31

Përfaqësuesja e Maqedonisë për momentin mban pozitën e 71-të në renditjen më të re të FIFA-s...

Përfaqësuesja e Maqedonisë për momentin mban pozitën e 71-të në renditjen më të re të FIFA-s, të publikuar në tetor dhe ka shënuar një rënie prej dy pozitash.
 
Kjo renditje është rezultat i një cikli të vështirë në Ligën e Kombeve nën drejtimin e trajnerit Goce Sedllovski, gjatë të cilit Maqedonia, në 11 ditët e fundit, ka zhvilluar katër ndeshje. Ajo ka pësuar katër humbje dhe pa gol të shënuar – dy herë u mund nga Zvicrra dhe nga 1 disfatë ka nga Sllovenia dhe Skocia. Kombëtarja shqiptare është  ngjitur me një pozicion, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 66-të në botë. Kosova ka arritur një pozicion historik në klasifikimin e FIFA-s.
 
“Dardanët” janë ngjitur me dy vende, duke u pozicionuar në vendin e 76-të. Spanja mbetet në krye të renditjes me 2011,57 pikë, e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia.