Volejboll, Rabotniçki dhe UGD Shtip fituan Superkupën

08.10.2026 14:40

KV Rabotnicki e nis me trofe sezonin 2026/27, duke triumfuar në Superkupën e Maqedonisë për femra....

KV Rabotnicki e nis me trofe sezonin 2026/27, duke triumfuar në Superkupën e Maqedonisë për femra. Në edicionin e parë  të këtyre garave  e cila nga sivjet e mban emrin e legjendës së volejbollit “Branko Haxhiilioski – Çajka”, triumfoi ndaj rivalit lokal Vardar-it, me rezultat 3:o në sete. Rabotnicki e kontrolloi takimin dhe në setin e parë  kundërshtareve iu lejuan vetëm 16 pikë. 
 
Seti dytë ishte më interesant sepse luhej pikë për pikë dhe Rabotnicki e fitoi me 25:23. Në setin e tretë vashat nga “Parku i qytetit”, triumfuan me 25:21 dhe kështu fituan edicionin e parë të Superkupës për femra. Në konkurencë të meshkujve këtë trofe e fitoi Shtip UGD, pasi me rezultatin e njëjtë 3:0 në sete e mundi Borecin e Velesit. Ndeshjet e Superkupës në të dyja konkurencat, ishin parahyrje në sezonin e ri të vojlebollit vendor. (Gazetar: Safet Ademi)