Horner i kushton shtrenjtë Red Bull-it
08.10.2026 14:41
Christian Horner ka marrë nga skuderia Red Bull një rimbursim prej rreth 79 milionë eurosh pas shkarkimit nga puna vitin e kaluar.

Christian Horner ka marrë nga skuderia Red Bull një rimbursim prej rreth 79 milionë eurosh pas shkarkimit nga puna vitin e kaluar. Lajmi del nga raporti financiar i kompanisë, që tregon për 67 milionë stërlina si “rimbursim për largim nga detyra”. Ish-drejtuesi i lartë, 52 vjeç, e mbylli pas 20 vitesh eksperiencën e tij me skuderinë e Formula 1.
Gjatë kohës së tij Red Bull ka fituar 8 tituj kampionë për pilotët dhe 6 për konstruktorët. Horner kishte edhe 6 vite kontratë në momentin e shkarkimit, që u bë për shkak të rënies së rezultateve në pistë dhe tensionit brenda skuadrës. Këtij rimbursimi i shtohen edhe pak më shumë se 9 milionë stërlina për pagat mujore dhe 10 mijë stërlina kontributesh pensioni. Totali që Red Bull ka derdhur në llogarinë e Horner shkon në 89.6 milionë euro. Skuderia austriake, sipas asaj që bën me dije tabloidi “Sun”, nuk e ka komentuar çështjen.
