Mediat spanjolle: Olmo në radarët e Bayern Munich
08.10.2026 14:43
Spanjolli Dani Olmo është bërë pjesë e raportimeve të mediave spanjolle për një largim të mundshëm nga Barcelona...

Spanjolli Dani Olmo është bërë pjesë e raportimeve të mediave spanjolle për një largim të mundshëm nga Barcelona. Portali katalanas Sport, i afërt me klubin, raporton se Bayern Munich është seriozisht i interesuar për Olmon dhe se ai mund të ndryshojë fanellën në rast të një oferte të mirë. Bavarezët e kanë ndjekur Olmon që nga koha kur ai luante te Leipzig, por asokohe futbollisti zgjodhi rikthimin në vendlindje.
Me zërat gjithnjë e më të fortë për një largim të mundshëm të Jamal Musialës nga Bayern, trajneri Vincent Kompany po kërkon një alternativë në pozicionin e “numrit 10”, dhe zgjedhja mund të jetë pikërisht Olmo. Sipas Sport, Barcelona do të ishte e gatshme ta shiste Olmon për 90 milionë euro. Megjithatë, Bayerni nuk është klubi i vetëm i interesuar. Për ish-lojtarin e Dinamos së Zagrebit interesim kanë shfaqur edhe gjigantë të Premier League si Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Arsenal.
I njëjti burim thekson se dëshira kryesore e vetë futbollistit është të qëndrojë te Barcelona. Dani Olmo deri tani ka zhvilluar 96 ndeshje zyrtare me fanellën e klubit katalanas, duke shënuar 20 gola dhe dhënë 20 asistime.
