Botë

Ukraina nën breshërinë e dronëve, Zelenski thotë se po vriten civilë, Rusia raporton sulme në objekte ushtarake

08.10.2026 14:48

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe pesë fëmijë...

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe pesë fëmijë, ndërsa 100 janë plagosur në një nga sulmet ajrore më të rënda ruse ndaj Ukrainës. Sipas presidentit Zelenski, Rusia gjatë natës ka lëshuar 70 raketa dhe dhjetëra dronë sulmues „Shahed”. Zelenski theksoi se sfidë më e madhe vazhdojnë të jenë raketat balistike ruse. Ai përsëri bëri thirrje për dërgimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore “Patriot”.
 
“Kjo është dhurata që Putini ia dhuroi vetes për ditëlindje, vrasje të fëmijëve, vrasje të njerëzve. Gjatë ditës kishte sulme të reja me dron “Shahed” dhe bomba me avionë. Me rëndësi është që liderët botërorë të mos heshtin për këtë që ndodhi, për atë që po ndodh vazhdimisht. Dhe ajo më e rëndësishmja, fakti që Rusia e ka ndërmend të vazhdojë me këto ofensiva, të eskalojë, të vrasë dhe të bëjë sulme të vazhdueshme.”, - deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.
 
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtria kishte kryer një “sulm masiv” ndaj objekteve të sektorit ushtarako-industrial. Në shënjestër të sulmeve ishin edhe infrastruktura portuale dhe ajo e ndërtimit të anijeve në rajonin e Detit të Zi, në Odesa, si dhe një anije që transportonte materiale ushtarake. Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se kanë arritur të kapin më shumë se 80 për qind të dronëve të lëshuar. Ukraina dje mori ndihmë të re financiare nga Bashkimi Evropian, në vlerë prej 1.2 miliardë eurosh.
 
FITORE NAGAVCI