Formula 1
Rosberg fiton në Austri dhe rihap luftën për titull
21.06.2015 17:36
Nico Rosberg ka fituar garën për Çmimin e Madh të Austrisë duke rihapur luftën për titullin kampion në Formulën 1...

Tashmë, diferenca mes dy pilotëve të Mercedesit është vetëm 10 pikë, me britanikun Hamilton që vazhdon të mbajë kryesimin e renditjes së përgjithshme pas vendit të dytë në pistën e Zeltvegut.
Sa I përket garës, gjermani e pa I pari vijën e finishit me një kohë prej 1 orë, 30 minuta e 16 sekonda, duke I ikur rivalit të tij më të madh dhe shokut të skuadrës, Hamilton, për 8.8 sekonda.
Në vend të tretë u ndal Felipe Massa i Williamsit, me ç`rast ky është podiumi i parë që arrin një makinë e kësaj skuadre në këtë sezon.
Nga ana tjetër, për të dytën garë radhazi, Ferrari mbeti pa podium: vetëm vendi i katërt për Sebastian Vettel që ngeci për gjysëm sekonde ndaj Massas, ndërsa Kimi Raikkonen doli nga gara që në xhiron e parë, pas një aksidenti spektakolar me Fernando Alonson.
Me 25 pikët e reja të fituara sot, Nico Rosberg tani 159 pikë të tubuara në vendin e dytë, ndërsa I pari është Hamilton me 169. Gjermani Vettel në vendin e tretë, ka tubuar 120 pikë.
Sa I përket konstruktorëve, Mercedesi është I pakompromis, me 328 pikë, 136 më shumë se Ferrari.