Sportet E Tjera
Islami, Selimi dhe Latifova regjistruan paraqitjet e para në Baku
21.06.2015 17:42
Në Lojërat e Para Evropiane që po zhvillohen në Baku, sot në program ishin një numër I madh I garave të atletikës...

Në Lojërat e Para Evropiane që po zhvillohen në Baku, sot në program ishin një numër I madh I garave të atletikës, ku në mesin e përfaqësuesve të Maqedonisë, u paraqitën edhe Drita Islami, Valbona Selimi dhe Sermedie Latifova.
Nga të gjitha, Islami arriti rezultatin më të mirë, me plasmanin në vendin e shtatë në mesin e 13 konkurueseve në 400 metra me pengesa.
Selimi ishte e 13-ta, e parafundit në garën e 100 metrave, ndërsa në 800 metra, Latifova kishte arritje të njejtë si kolegja e saj, Selimi.
Në këtë garë, përfaqësuesja e Shqipërisë, Luiza Gega, u rendit në pozitën e dytë. / Mustafa Ademi
