Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë
Kandidatë për kryetar komune në Bervenicë...

Kandidatë për kryetar komune në Bervenicë kanë vazhduar fushatën elektorale në takime me qytetarët nëpër vendbanime të ndryshme. Kryesisht kanë ofruar zgjidhje për probleme infrastrukturore.
“Unë për vete, energjinë dhe mbështetjen e kam pa prej ditës së parë, d.m.th. prej takimit me bashkëkryetarët dhe me deputetët, me kryesinë e VLEN-it. Por, meqë e kam pranuar unë këtë përgjegjësi për të kandiduar për kryetar të Komunës së Bërvenicës, e kam ndjerë atmosferën e fitores. D.m.th. sinqeritetin e kam parë prej anës së tij. Ata e kanë parë sinqeritetin te unë, edhe bashkë kur bëhen punët, edhe pa ju, d.m.th. edhe ne jemi askush. Kështu që, këtë energji, këtë entuziazëm ne duhet ta çojmë deri me të 18-in, të mos ketë ndarje, të mos ketë përçarje, d.m.th. bashkë.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini.
“Këtu ne nuk na lejohet të bëjmë politikë si në Bogovinë apo në Tearcë ose në Zhelinë. Ne e kemi të patjetërsueshme ta ruajmë tolerancën ndaj njëri-tjetrit dhe duhet në çdo aspekt t’i ikim përçarjes dhe inateve politike. Konteksti Bërvenicë është shumë më e madhe se sa çdo politikë tjetër. Prandaj, nga këtu dua të bëj thirrje që mos të përçahet askush, të punojmë të gjithë bashkë për një Bërvenicë më të zhvilluar, për një Bërvenicë, e cila do të ofrojë kushte më të mira.”, - theksoi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.
“Programi im përbëhet nga projekte të mjaftueshme. Do t’i them disa prej tyre, sikurse projekti për ndërtimin dhe rikonstruimin e ndërtesës komunale, formimin e fondit inovativ për të rinjtë, qendër për projekte, dije dhe shkathtësi, projekte biznesi, si dhe projekte për ndërtim, rikonstruim të rrugëve dhe rrugicave në Bërvenicë, ndërtimin e tregut të vogël të mbyllur. Gjithashtu parashikoj projekt për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, si dhe rehabilitimin e rrugicave.”, - u shpreh kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
“Sonte jam në Miletinë, vendi ku e nisa punën time, ku edhe sot jam shumë aktiv. Sot sërish jam në mesin e njerëzve me të cilët kam punuar dhe me të cilët për çdo ditë takohem. Është bukur që njeriu të kthehet në vendin nga ku edhe ka nisur, por edhe më bukur është që njeriu asnjëherë nuk e ka lëshuar. Edhe sot jam këtu si gjithmonë në terren në mesin e njerëzve. Andaj sot, të dashur bashkëqytetar, e kërkoj mbështetjen tuaj. Rrethoni numrin dy, rrethoni për mua.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski. “Gjendem në fshatin e fundit të Bërvenicës, është Gurgurnica. Shumica nuk e dinë se ky fshat del në liqenin Kozjak. Shumica në Bërvenicë nuk e dinë se Komuna e Bërvenicës është vendi i cili gjendet në anën e djathtë të liqenit, një vend i bukur për t’u parë. Platforma ime bazohet në zhvillimin e Bërvenicës, menaxhimin me komunën siç duhet, investime, ndërmarrje, administrata komunale, ndërmarrje të higjienës komunale, ekologji, e kështu me radhë.”, - theksoi kandidati i pavarur, Dushan Bogdanovski.
