Sofje, Konferencë ndërkombëtare për korridorin 8
Sofja, nikoqire e konferencës së nivelit të lartë për Korridorin 8...

Sofja, nikoqire e konferencës së nivelit të lartë për Korridorin 8. Eurokomisisonerja për zgjerim, Marta Kos, duke u përqendruar te rëndësia e këtij projekti të madh infrastrukturor evropian, tha se qëllimi është që t’i ndihen beneficionet nga ana e qytetarëve të shumë vendeve.
“Duhet të punojmë në linjat transportuese nëpër kontinent. Ata lidhin njerëz, kontrollojnë kohën e udhëtimit, kontrollojnë koston e biznesit dhe na bëjnë neve evropianëve bashkë. Dhe, kjo është ajo që duam ta bëjë korridori 8. Ta lidhë Adriatikun me Detin e Zi dhe t’u sjellë beneficioneve qytetarëve të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe të tjerëve.”, - deklaroi eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Ministri Mucunski e quan përgjegjësi dhe plan të madh shtetëror.
“Korridori 8 është prioritet i qartë nacional. Neve pozita gjeografike na ka vendosur në zemrën e Evropës, mes lindjes dhe perëndimit. Përgjegjësia jonë është që ta shfrytëzojmë si mundësi për lidhshmëri më të mirë ekonomike dhe siguri më të mirë rajonale.”, - theksoi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
Edhe për Bullgarinë Korridori 8 mbetet aksi kryesor i ndërlidhjeve mes shteteve dhe ekonomive.
“Korridori 8 është me rëndësi strategjike për ne dhe me vite është prioritet, megjithatë, puna për të jo çdoherë është zhvilluar me nivelin e nevojshëm të aktiviteteve.”, - u shpreh ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Çamova.
Transporti energjetik dhe lidhja digjitale përcakton se kush është i qëndrueshëm dhe kush i varur. Ky korridor është më shumë se bashkëpunim.
Tejkalon shtatë vende dhe ky do të ndërtohet vetëm nëse ne të gjithë rezultojmë, tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.
“Qytetarët e ndjejnë Evropën kur rruga është më e shkurtër, kur kufiri kalohet më lehtë, kur biznesi mbërrin tregun evropian në vend. Konektiviteti është integrim në jetën e tyre dhe integrimi është argumenti më i mirë për zgjerim. Tjetra, nevoja e sigurisë. Në botën e sotme, infrastruktura është po aq pjesë e gjeopolitikës.”, - theksoi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Formati i ardhshëm i takimit për korridorin 8 pritet të mbahet në Shkup, për çfarë Mucunski shprehu gatishmëri, duke e cilësuar si mundësi, para së gjithash, të prosperitetit integrues evropian. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)
