Kriza e sigurisë, Vendet Perëndimore synojnë të ruajnë epërsinë në ajër
Vendet perëndimore synojnë...

Vendet perëndimore synojnë të ruajnë epërsinë në ajër, përballë kërcënimeve nga fuqitë rivale, si Rusia dhe Kina.
Britania e Madhe është e hapur ndaj përfshirjes së Gjermanisë në aleancën ndërkombëtare për ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të avionëve luftarakë, deklaroi sot kryeministri britanik, Andy Burnham, në Berlin. Gjatë vizitës së tij të parë në kryeqytetin gjerman që nga marrja e detyrës, Burnham tha se i kishte shprehur kancelarit gjerman Friedrich Merz gatishmërinë e Britanisë së Madhe për të mirëpritur anëtarësimin e Gjermanisë, në Programin Global të Avionëve Luftarakë.
Fillimisht, një marrëveshje mes Britanisë së Madhe, Italisë dhe Japonisë për të ndërtuar një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë, GCAP mirëpriti Kanadanë si vend vëzhgues në korrik.
Avioni i ri, i njohur jozyrtarisht me emrin “Tempest”, do të pajiset me teknologji të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale (IA) dhe sensorë të gjeneratës së re. Burnham udhëtoi sot në Berlin për bisedime me Merz, të përqendruara kryesisht te siguria.
Gjatë vizitës u njoftua edhe nisja e një partneriteti të ri për sigurinë, që synon përballimin e kërcënimeve hibride.
