Maqedoni
Parashikimi i motit
09.10.2026 08:44
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për paraqitjen e bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH), nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje shiu.
Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, me mbi 20 litra për metër katror, veçanërisht të dielën. Lokalisht priten stuhi të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima.
Të martën, nën ndikimin e një vale më të ftohtë, reshjet në disa nga malet më të larta do të shndërrohen në reshje bore.
