Maqedoni

LSDM: Akuzat e Gruevskit, autokrate

21.06.2015 17:48

LSDM ka hedhur poshtë akuzat e kreut të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili një ditë më parë tha se LSDM është e paaftë që të përballet me ide dhe projekte në zgjedhje...

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, tha se këto akuza janë tipeke për një diktator dhe se pikërisht për këtë LSDM nuk do të lejojë që zgjedhjet e rradhës t’i organizojë Gruevski.
 
“Është tipike për çdo autokrat ose diktator në largim, që gjithmonë dikush tjetër është fajtor, posaçërisht tradhëtarë të imagjinuar vendas dhe të huaj. Në periudhën që kaloi, u ngopën duke dëgjuar çdo gjë nga Nikolla Gruevski dhe njerëzit e tij, për kushtimisht thënë shërbime të huaja, por nuk ndëgjaum për përgjegjësinë e tij personale”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
 
LSDM akuzoi VMRO DPMNE-në për krime financiare. Sipas selisë blu edhe objekti i ri i selisë së VMRO DPMNE-së, që u promovua dje, në ditëlindjen e kësaj parie, është ndërtuar me para të pista.
 
“Kjo ndërtesë, kala, siç e quajti Gruevski dje është përmendore e krimit dhe krimeve të kryesisë së VMRO DPMNE-së. Përderisa Maqedonia po fundoset në skamje, përderisa 180 mijë qytetarë jetojnë me vetëm 40 denarë në ditë, për këtë gërmadhë prej guri, sultani i imagjinuar Gruevski, sipas përllogaritjeve në dispozicion, ka shfrytëzuar mes 15 dhe 30 milionë euro”, shtoi Shilegov. 
  
Shillegov, pyet VMRO-në prej nga paratë për ndërtimin e këtij objekti, kur VMRO ka patur mungesë financiare prej 3.5 milionë euro pas zgjedhjeve të 2011-tës, ndërsa në dokumentit që I ka dorëyuar reviyionit shtetëror për donacione gjatë vitit 2013, partia e Gruevskit ka deklaruar vetëm 200 mijë euro donacione.
 
SHPËTIM NUREDINI