Maqedoni
SPB Shkup ndërmori masa ndaj një shoferi që pengoi komunikacionin në Shkup
09.10.2026 10:49
Dje në SPB Shkup është thirrur personi Sh.A., pronar i një automjeti të tipit “Ford” me targa të Shkupit...

Dje në SPB Shkup është thirrur personi Sh.A., pronar i një automjeti të tipit “Ford” me targa të Shkupit, lidhur me një ngjarje të datës 07.10.2026, kur me automjetin në fjalë kishte penguar zhvillimin normal të komunikacionit në kryqëzimin e rrugës “Vasil Vojvoda Çakallarov” në Shkup, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Ngjarja ishte publikuar edhe në rrjetet sociale.
Nga Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup, në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë ndërmarrë masat përkatëse ndaj personit, thuhet në njoftim.
