Maqedoni
Mickoski: Qeveria është zgjedhur me mandat katërvjeçar
09.10.2026 11:05
Mickoski thotë se Qeveria është zgjedhur me mandat katërvjeçar, por se është i gatshëm për zgjedhje....

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, thotë se Qeveria është zgjedhur me mandat katërvjeçar, por se është i gatshëm për zgjedhje.
“Qëndrimi im është i qartë, ne jemi Qeveri e zgjedhur me mandat katërvjeçar dhe këtu nuk kemi asnjë dilemë, gjithashtu, disa herë e kam përsëritur publikisht se opozita e bashkuar, E Majta, BDI-ja dhe LSDM-ja, në çdo kohë mund të parashtrojnë kërkesë. Një politikan, pavarësisht nëse është në pushtet apo në opozitë, pa dallim, duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për zgjedhje, sepse nuk dihet se kur mund të ndodhin.”, - theksoi Mickoski, duke e argumentuar këtë me situatën aktuale gjatë një debati në televizionin Alsat-M.
