Rajon
Shqipëri, Kuvendi miraton reformën territoriale
09.10.2026 11:40
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të mëngjesit projektligjin për reformën territoriale...

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të mëngjesit projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” me votim me shumicë të cilësuar.
Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 bashki, ndërsa 12 qarqet ekzistuese do të mbeten të pandryshuara. Votimi në parim mori 84 vota pro, 34 kundër dhe asnjë abstenim.
Me miratimin e hartës së re territoriale 15 bashki bashkohen me njësi më të mëdha vendore, me synimin për të përmirësuar administrimin e territorit, menaxhimin e financave dhe ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët. Konkretisht 33 bashki do të mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 bashki të tjera do të përfshihen në procesin e riorganizimit territorial.
