Botë
Lufta në Ukrainë përshkallëzohet, rriten tensionet ushtarake dhe diplomatike
09.10.2026 12:07
Klitschko u ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit ukrainas që të shqyrtojnë mundësinë e largimit të përkohshëm nga qyteti...

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, u ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit ukrainas që të shqyrtojnë mundësinë e largimit të përkohshëm nga qyteti, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse.
“Çdo ditë ka raportime të reja për ndërtesa të shkatërruara, njerëz të plagosur ose të vrarë, ndërsa bombardimet ndaj qytetit tonë po intensifikohen. Sot bëhet fjalë për mbijetesë.”, - ka deklaruar Klitschko.
Ai ka theksuar se nuk po kërkon evakuimin e plotë të Kievit, duke argumentuar se një skenar i tillë do të ishte në interes të presidentit rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka bërë të ditur se e ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të marrë pjesë personalisht në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, për të diskutuar situatën në Ukrainë. Costa ka thënë se me Zelenskyn ka diskutuar edhe përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ne mezi presim hapjen e dy grupeve negociuese javën e ardhshme dhe të gjitha grupeve të mbetura deri në fund të vitit”, - ka deklaruar ai.
