LPFM rikthehet pas pauzës, kryendeshja luhet të dielën në Çair

09.10.2026 12:24

LPFM-ja do të rikthehet këtë fundjavë me pesë takime të javës së nëntë...

Pas ndërprerjes së përkohshme të kampionatit për ndeshjet e përfaqësueseve, LPFM-ja do të rikthehet këtë fundjavë me pesë takime të javës së nëntë. FFM-ja, ka bërë të ditur kalendarin e kësaj xhiroje, e cila pritet të sjellë përballje të rëndësishme në garën për pikë në kampionat. Programi hapet të shtunën, me dy ndeshje.
 
Në mesditë, Tikveshi do të presë Bregallnicën në Kavadar. Po atë ditë, një orë më vonë, Arsimi do të përballet me Sileksin në Gostivar. Dy ndeshje të tjera janë paraparë për të shtunën, e që do luhen në kryqendër.  Kryendeshja e javës do luhet në Çair, ku do përballen skuadrat më të njëjtin emër. Shkëndija e Haraçinës,  do të jetë nikoqire e asaj të Tetovësm në orën 13:00, në stadiumin e “Shkupit”. Më pas, nga ora 15:00, pason derbi lokal Skopje – Vardari që do të takohen në stadiumin në lagjen Autokomandë. 
 
Xhiroja e nëntë do të mbyllet të hënën, më 12 tetor, me duelin derbi mes Bashkimit dhe Struga T.L. Rikthimi i garës pritet të ndikojë në renditjen e tabelës, pasi skuadrat synojnë të forcojnë pozitat e tyre dhe çdo pikë mund të ketë peshë në përmbushjen e objektivave sezonale. (Gazetar: Safet Ademi)