Liga e Kampionëve, Vardari pëson humbjen e tretë

09.10.2026 12:25

Varadri pësoi humbjen e tretë në Ligën e Kampionëve...

Skuadra kampione e vendit në hendboll Varadri, pësoi humbjen e tretë në Ligën e Kampionëve, pasi  mbrëmjen e kaluar në parket vendas u mposht nga „Wisła Płock“ me rezultatin 32-26, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit B. 
 
Për skuadrën polake kjo ishte fitorja e dytë në garën evropiane. Faduill shkëlqeu te Vardari, duke shënuar 14 gola, më shumë se gjysmën e golave të skuadrës së tij, e cia arriti të shënojë 26 sosh. Te mysafirët, Bjer ishte më efikasi me 11 gola. Në ndeshjen tjetër të grupit “B”, Melsungen mposhti Nantes-in me rezultatin 28-23, duke e bërë edhe më interesante situatën në tabelë. Nanti, Melsungeni dhe Wisła Płock kanë nga katër pikë, ndërsa Vardari i fundit, pa pikë. (Gazetar: Safet Ademi)