Gidsel shënon 17 gola në një ndeshje

09.10.2026 12:27

Në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit A të Ligës së Kampionëve në hendboll, skuadra gjermane Füchse Berlin mposhti në shtëpi ekipin portugez Porto me rezultatin 40-32. Ndeshja u karakterizua nga paraqitja historike e reprezentuesit danez Mathias Gidsel. 
 
Gidsel shënoi plot 17 gola, duke barazuar rekordin 17-vjeçar të Ligës së Kampionëve për numrin e golave të shënuar në një ndeshje të vetme. Deri më tani, rekordi mbahej nga spanjolli Jesús „Chuchi“ Martínez de la Cal. Me këtë paraqitje fantastike, danezi theu edhe rekordin e tij personal në këtë garë, i cili ishte 13 gola. Gidsel tashmë ka arritur në kuotën e 36 golave këtë sezon, duke e kryesuar renditjen e golashënuesve më të mirë. (Gazetar: Safet Ademi)