James debuton me fanellën e 76ers
09.10.2026 12:28
LeBron James debutoi me fanellën e ekipit të tij të ri....

Njëri prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, LeBron James, debutoi me fanellën e ekipit të tij të ri. James u transferua këtë verë nga L.A Lakers te Philadelphia 76ers, skuadër e cila u mposht si mysafire nga Brooklyn Nets me rezultatin 114-108, në ndeshjen parasezonale të NBA-së.
Përveç debutimit, James regjistroi 10 pikë gjatë 18 minutave të kaluara në parket. Krahas pikëve, ai regjistroi edhe pesë asistime dhe katër kërcime. Përveç Jamesit, 76ers kanë transferuar edhe Jaylen Broën nga Boston Celtics.
Në muajin korrik, James nënshkroi një kontratë dyvjeçare në vlerë prej 8 milionë dollarësh, me opsionin e lojtarit, për t’iu bashkuar Philadelphia 76ers si lojtar i lirë. (Gazetar: Safet Ademi)
