Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

09.10.2026 18:55

Në Komunën e Bërvenicës po vazhdon fushata zgjedhore...

Në Komunën e Bërvenicës po vazhdon fushata zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës. Kandidatët e propozuar nga partitë politike të përkrahur edhe nga zyrtarët partiakë, po zhvillojnë takime me qytetarët duke prezantuar programet e tyre për drejtimin e kësaj komune. Fushatën e vazhdojnë edhe kandidatët e pavarur.

“Do të krijojmë kushte për bizneset lokale, të cilat do të mund të krijojnë vende të reja të punës, të mbështesin fermerët dhe do të kërkojmë investime të reja që sjellin punë dhe zhvillim ekonomik. Për sa i përket shtyllës së tretë, do të investojmë në arsim, sport, kulturë dhe hapësira publike, në mënyrë që këto të kenë arsye të qëndrojnë dhe familjet të kenë një jetë më cilësore. Si shtylla e  pestë janë fshatrat me perspektivë. Çdo vendbanim nga Gurgurnica, Tenova, Radiovca, Stençevë, Vollkovinë, Miletinë, Çollopek dhe Sedllarcë e Poshtme do të kenë trajtim të barabartë.”, - deklaroi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.

“Vetëm me bashkëpunim midis pushtetit lokal dhe qendror mund të bëjmë rezultate të vërteta për qytetarët. Të nderuar bashkëqytetarë të mi, ky program nuk është listë e premtimeve të kota. Ky është një plan për vazhdimin e asaj ku kemi mbetur, projekte konkrete, afate konkrete dhe përgjegjësi konkrete. Në infrastrukturë vazhdojmë me ndërtimin, rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në Çellopek, Stençevë, Vullkovijë, Bllacë, Gurgurnicë, Bërvenicë Sedllarcë dhe vendabime të tjera. Vazhdojmë me rindërtimin e rrjeteve të kanalizimit në Sedllarcë, Bërvenicë, Çellopek, Bllacë, Miletinë.”, - theksoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.

“Për çdo ditë jam në kontakt jam me kafshët dhe pronarët e tyre dhe shumë mirë e di se sa të rëndësishme janë kujdesi në kohë i veterinarit, pronësia e përgjegjshme dhe sjellja humane ndaj çdo kafshe. Si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, angazhohem për aktivitete konkrete, të cilat do të kontribuojnë për kujdes më të mirë dhe mbrojtjen e kafshëve në komunën tonë. Mbështetje për pronarët e përgjegjshëm të kafshëve, parandalim më të mirë të sëmundjeve dhe kujdes veterinar, kujdes human dhe qasje e përgjegjshme ndaj kafshëve të pastreha, krijimin e hapësirave të sigurta dhe të rregulluara për kafshët.”, - u shpreh kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski.

“Gjendem në fshatin e fundit të Bërvenicës, është Gurgurnica. Shumica nuk e dinë se ky fshat del në liqenin Kozjak. Shumica në Bërvenicë nuk e dinë se Komuna e Bërvenicës është vendi i cili gjendet në anën e djathtë të liqenit, një vend i bukur për t’u parë. Platforma ime bazohet në zhvillimin e Bërvenicës, menaxhimin me komunën siç duhet, investime, ndërmarrje, administrata komunale, ndërmarrje të higjienës komunale, ekologji, e kështu me radhë.”, - deklaroi kandidati i pavarur, Dushan Bogdanovski.

“Unë gjashtë vite jam në komunë dhe e di se çfarë i duhet Radiovcës. Nesër si kryetar komune e kam shumë më lehtë këtu në Radiovcë. I duhet një kryetar komune i cili prej ditës së parë është në punë, prej ditës së parë është i përkushtuar dhe prej ditës së parë është i kapshëm për njerëzit. Ato gjëra që kam premtuar, ato projektet prioritare do t’i bëjmë. Unë e di që Radiovca e ka një problem edhe me lejet për ndërtim, për shkak të procedurave, me zgjerimin e urave, me disa rrugica që janë për pllaka betoni.”, - theksoi kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini.