Botë
Tërmet i fuqishëm në Panama: Dëme të mëdha, evakuime dhe lëkundje pasuese
10.10.2026 12:57
Panamaja po përballet me pasojat e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7,7 ballë...

Janë dëmtuar ndërtesa dhe infrastruktura, banorët po evakuohen, ndërsa janë regjistruar edhe lëkundje pasuese. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare të konfirmuara për viktima, por raportohen të lënduar.
“Panamaja po përballet me një katastrofë të madhe. Për momentin nuk kemi të dhëna zyrtare për viktima, por kontrollet ende po vazhdojnë. Spitalet po inspektohen për shkak të çarjeve dhe askush nuk duhet të qëndrojë në ndërtesa ku mund të ketë rrezik shembjeje”, deklaroi presidenti i Panamasë, José Raúl Mulino.
“Të gjitha ekipet janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe nuk ka asnjë vend ku qeveria kombëtare nuk do të jetë e pranishme”, u shpreh pjestarja e njësiteve të shpëtimit.
Qeveria pezulloi mësimin, ndërsa përkohësisht u ndërpre edhe puna në aeroportin ndërkombëtar. Paralajmërimi për cunami për brigjet e Paqësorit të nëntë vendeve është hequr.
FARIJE DAUTI BAKIU
