Botë

Sulmi Rus në Ukrainë: Vriten 7 persona, 3 prej të cilëve ishin fëmijë

10.10.2026 13:55

Numri i të vdekurve në sulmin rus ndaj Zaporizhja në juglindje të Ukrainës...

Numri i të vdekurve në sulmin rus ndaj Zaporizhja në juglindje të Ukrainës, i cili u krye herët këtë mëngjes, është rritur në 7, përfshirë tre fëmijë, njoftoi kreu në detyrë i Administratës Ushtarake të Zaporizhja, Mihailo Semikin.
 
Ai njoftoi se të paktën 10 persona u plagosën në sulm, përfshirë një fëmijë, dhe se dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë. Semikin deklaroi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe është e mundur që të ketë ende njerëz nën rrënoja.
 
Më parë u njoftua se të paktën dy persona u vranë në një sulm rus ndaj një ndërtese banimi pesëkatëshe në Zaporozhja. Forcat ruse sulmuan Zaporozhja herët këtë mëngjes me bomba të drejtuara.