Maqedoni
Inteligjenca artificiale në ekonomi, ekspertët kërkojnë digjitalizim më të shpejtë
10.10.2026 14:49
Zbatimi më intensiv i inteligjencës artificiale është imperativ për mbijetesën...

Zbatimi më intensiv i inteligjencës artificiale është imperativ për mbijetesën dhe përparimin e kompanive dhe ekonomisë vendore, theksuan përfaqësuesit e akademisë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare Shkencore, e cila këtë vit u mbajt me moton “Horizonte digjitale – ekonomi e zgjuar dhe turizëm inteligjent”.
“Një domosdoshmëri për mbijetesën dhe përparimin teknologjik për kompanitë dhe për rrjedhojë për ekonominë vendase është aplikimi më intensiv i inteligjencës artificiale, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të shpërblejmë konkurrueshmërinë tonë në tregjet ndërkombëtare dhe natyrshëm të arrijmë atë që të gjithë dëshirojmë në aspektin e standardit të jetesës dhe një jete më të mirë për qytetarët e vendit tonë”, deklaroi profesori i universitetit Zoran Ivanovski.
Teknologjitë e reja dhe digjitalizimi u mundësojnë kompanive të ulin kostot, të përpunojnë të dhënat më shpejt dhe t’u përgjigjen më lehtë nevojave të konsumatorëve. Mundësi të ngjashme ofrohen edhe në turizëm. Nga rezervimet online dhe udhërrëfyesit digjitalë, deri te ofertat turistike të personalizuara, teknologjia mund ta bëjë udhëtimin më të lehtë dhe destinacionin më tërheqës.
“Kur është në pyetje turizmi, ne jemi në njëfarë mënyre fuqi e madhe turistike dhe jemi krenarë për këtë, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se si shtet nuk duhet të krijojmë një ekonomi të bazuar vetëm në një sektor. Turizmi është veçanërisht i rëndësishëm dhe përbën një nga pikat tona më të forta, por duhet të kemi kujdes që të mos jetë i vetmi sektor. Se nuk është i vetmi, e dëshmojnë edhe rezultatet tona në teknologjinë e informacionit”, u shpreh ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic.
Investimet, kuadrot e trajnuara dhe bashkëpunimi më i mirë ndërmjet institucioneve, komunitetit akademik dhe bizneseve janë kyçe që përfitimet e këtyre teknologjive të ndihen edhe në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
FARIJE DAUTI BAKIU
