Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

10.10.2026 17:13

Në komunën e Bërvenicës po vazhdon fushata zgjedhore...

Në komunën e Bërvenicës po vazhdon fushata zgjedhore për zgejdhjen e kryetarit të komunës. Kandidatët po zhvillojnë takime me qytetarët duke prezantuar programet e tyre për drejtimin e kësaj komune. Fushatën e vazhdojnë edhe kandidatët e pavarur. 
 
“Planifikojmë rindërtim dhe rikonstruim të ndërtesës së komunës, ndërtimin e sistemit për furnizim me ujë në Çellopek dhe zhvillimin e infrastrukurës në zonën industriale. Përse? Për të tërhequr investime të reja, të hapim vende të reja të punës dhe të krijojmë kushte më të mira për të rinjtë tanë, që ta shohin të ardhmen këtu në Bërvenicë. Për të rinjtë dhe ekonominë do të hapim fond lokal inovativ: të rinjtë me ide. Do të zhvillojmë biznesin: biznesi im , komuna ime si, qendër për dije dhe aftësi praktike dhe programe për mbështetjen e bizneseve të grave dhe zhvillimin rural”, deklaroi kandidati i VMRO-DPMNE-së.
 
“Shëndeti mendor është i barabartë si shëndeti fizik. Si kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës dua të dnërtojmë shoqëri në të cilën askush nuk do të ndjehet I vetëm dhe I haruar. Do të angazhohem për mbështetje më të madhe për fëmijët, të rinjtë, familjet dhe të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë si dhe për mbështetje psikologjike dhe këshilla. Andaj, ndonjëherë është e mjaftueshme që dikush të të ndëgjoj, të të kuptoj dhe të shtrijë dorën, të flasim haptazi, të përkrahemi dhe kujdesimi për njëri tjetrin. Për Bërvenicën, në të cilën kujdesi për njeriun është në vend të parë”, u shpreh kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski.
 
“Gjendem në fshatin e fundit të Bërvenicës, është Gurgurnica. Shumica nuk e dijnë se ky fshat del në liqenin Kozjak. Shumica në Bërvenicë nuk e dijnë se komuna e Bërvenicës është vendi I cili gjendet në anën e djathtë të liqenit, një vend I bukur për t’u parë. Platforma ime bazohet në zhvillimin e Bërvenicës, menaxhimin me komunën siç duhet, investime, ndërmarje, administrata komunale, ndërmarje të higjienës komunale, ekologji e kështu me rradhë”, theksoi kandidat i pavarur Dushan Bogdanovski.
 
“Të nderuar dhe të shum respektuar banorë të Miletinës. Unë realisht mendova se do të jetë hapje shtabi, por kjo është aromë fitoreje realisht. Shoh te ata dëshirën për të ndihmuar. E kanë kuptuar që jemi lënë pas dorë dhe e kanë shprehur gadishmërinë që të rijnë pas nesh. Edhe unë për vete jam I bindur se do të bëjmë punë të mira, por për ti realizuar ato më duhet kjo mbështetja juaj të vaazhdoj deri në fund dhe të korrim sukses dhe ë fun me fitore”, deklaroi kandidat i VLEN-it, Jakup Huseini.
 
“Prej 11 gushtit, prej kur më shpallën si kandidat të koalicionit AKI, ne kemi vizituar çdo fshat, çdo vendbanim, çdo lagje nga Gurgurnica deri në Sedllarcë të Poshtme dhe i kemi marrë për bazë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Dhe ne nga ato kërkesa kemi hartuar një planprogram zhvillimor zgjedhor. Vizioni im me këtë program është që të kemi qeverisje funksionale, zhvillim dhe vende të reja të punës për fëmijët dhe familjet, fshatra me perspektivë dhe qeverisje me përgjegjësi”, u shpreh kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.