Futboll
Manaj nuk ndalet në Turqi, Et’hemi me gol e asist në goleadën e Sivassporit
10.10.2026 17:06
Vazhdon forma e shkëlqyer e sulmuesve shqiptar shqiptar në fanellën e skuadrës...

Vazhdon forma e shkëlqyer e sulmuesve shqiptar shqiptar në fanellën e skuadrës turke Sivassport. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj, ka qenë sërish protagonist me fanellën e Sivassporit në fitoren 4-1 përballë Pendiksporit në kampionat.
29-vjeçar Manaj ka shënuar 2 gola nga një për çdo pjesë në këtë fitore të skuadrës së tij. Me këto 2 gola të shënuar në minutën e 21 dhe 55-të, sulmuesi shqiptar ngjitet në kuotën e 8 golave në 8 ndeshje të luajtura në kampionat këtë sezon.
Tetovari Valon Et’hemi, po ashtu në fanellën e Sivaspor, tundi rrjetën kundërshtare. Et’hemi golin e dytë sezonal e shënoi në minutën e 64-tër për avantazhin 3:0. Ai njëminut para se të largohej nga fusha asistoi për 4:0.
