Sportet E Tjera
Аrаbeli fitoi medaljen e bronztë në KEU17
10.10.2026 17:16
Boksieri Arabel Rustemovski, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian...

Boksieri Arabel Rustemovski, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të boksit për boksierët deri në moshën 17-vjeçare, që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Arabeli nga Manastiri, deri në ½ finale arriti dy fitore bindëse në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Në takimin e parë, ai triumfoi me rezultatin 5:0 ndaj boksierit bjellorus Jarasllav Sliapec, ndërsa në çerekfinale mposhti italianin Cesare Spaziani me rezultatin 4:1.
Në gjysmëfinale, Rustemovski u mposht me rezultatin 4:1 nga anglezi Charlie Keith, duke u detyruar të kënaqej me medaljen e bronztë.Paraqitje të shkëlqyera në këtë Kampionat Evropian për boksierët deri në moshën 17-vjeçare patën edhe Leona Fetai dhe Isa Bajram.
