Futboll

Liga e Parë e Maqedonisë

10.10.2026 17:33

Liga e Parë e Maqedonisë në Futboll është rikthyer zyrtarisht...

Liga e Parë e Maqedonisë në Futboll është rikthyer zyrtarisht në aksion me ndeshjet e javës së nëntë, pas përfundimit të pauzës për shkak të  ndeshjevetë Ligës së Kombeve.
 
Skuadra e Tikveshit në ndeshjen e parë të kësaj jave në përballjen me Bregallnicën,arsyetoi epitetin e favotirit dhe vetëm pas 16 minutavë lojë kishte epërsinë 2:0. Këta në fund iu gëzuan fitores me 3:0. Në ndeshjen e dytë Arsimi – Sileksi, nuk pati fitues.
 
Pas 90 minutave lojw rezultati pwrfundimtar ishte 1:1. Megjithatw rezultati i takimit mbeti nën hijën e lëndimit të kolumbianit Kontreras, që luan për Arsimin.
 
Ai në minutën e 11 morri një frakturë në nyjën e këmbës. Të dielën në program janë dy ndeshjet e tjera. Në derbin e kësaj jave në Çair, nga ora 13:0 do të përballen të dyja Shkëndijat, ndërsa në derbin lokal do të përballen Skopje dhe Vardari. Java do mbyllet të hënën me ndeshjen në Kumanovë, ku Bashkimit do të mirëpres Strugën.
 
LPFM – JAVA E NËNTË
Tikveshi 3:0 Bregallnica 
Arsimi 1:1 Sileksi
Shkëndija (H) – Shkëndija (T)
Skopje – Vardari
Bashkimi – Struga TL