Sportet E Tjera

Marquez merr kryesimin në renditjen e përgjithshme

10.10.2026 18:09

Shtatë herë kampioni i botës në MotoGP, spanjolli Marc Marquez (Ducati)...

Shtatë herë kampioni i botës në MotoGP, spanjolli Marc Marquez (Ducati), me fitoren në garën sprint për Çmimin e Madh të Indonezisë, mori kryesimin e renditjes së përgjithshme të kampionatit botëror të këtij viti, përpara bashkëkombësit të tij Jorge Martin (Aprilia), i cili përfundoi në vendin e katërt.
 
Kampioni në fuqi, Marquez, arriti në Indonezi fitoren e tij të 23-të në sprint në karrierë dhe të tetën që nga fillimi i këtij viti. Me 12 pikët e fituara të shtunën, Marquez u ngjit në krye të renditjes së kampionatit botëror me 343 pikë, katër më shumë se Martin, i cili për vendin e katërt fitoi gjashtë pikë.