Sportet E Tjera

Coetze vendos rekord botëror në 50 metra shpinë

10.10.2026 18:27

Notari nga Afrika e Jugut, Pieter Coetze, theu rekordin botëror...

Notari nga Afrika e Jugut, Pieter Coetze, theu rekordin botëror në garën e 50 metravenot në shpinë në pishina të shkurtra, në garat e Kupës së Botës që po mbahen në Tashkent të Uzbekistanit.
 
Coetze regjistroi kohën prej 22.09 sekondash, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm prej 22.11 sekondash, të vendosur nga Kliment Kolesnikov në nëntor të vitit 2022.Ky është rekordi i parë botëror i thyer në serinë e Kupës së Botës 2026, pas barazimit të rekordit botëror nga Egor Kornev në garën e 100 metrave stil i lirë, javën e kaluar në Baku.