Basketboll

NBA: Golden State dhe Atlanta luajnë në finale

10.10.2026 18:45

Në finalen e këtij viti të plejofit të ligës profesionale amerikane të basketbollit...

Në finalen e këtij viti të plejofit të ligës profesionale amerikane të basketbollit për femra, ËNBA, do të përballen Golden State Valkyries dhe Atlanta Dream.
 
Të dyja skuadrat siguruan kualifikimin në finale pasi i mposhtën bindshëm kundërshtaret në gjysmëfinale, duke fituar seritë përkatëse me rezultatin 3-0.Surpriza më e madhe e kampionatit Golden State Valkyries, arriti të kualifikohej në finale vetëm në pas sezonit të dytë që nga themelimi I klubit.
 
“Valkyries” eliminuan kampionet në fuqi, Las Vegas Aces..Atlanta Dream bëri një surprizë të madhe duke eliminuar New York Liberty, të cilën në ndeshjen e tretë e mundi 85-83. Cilado skuadër që do ta fitojë titullin, do ta bëjë këtë për herë të parë në historinë e saj.