Sportet E Tjera

Duplantis dhe Hunt në garë për atletin evropian të vitit

10.10.2026 19:03

Atletika Evropiane (EA) ka publikuar listën e ngushtë të atletëve dhe atleteve...

Atletika Evropiane (EA) ka publikuar listën e ngushtë të atletëve dhe atleteve që konkurrojnë për çmimet e këtij viti „Golden Tracks”, në përfundim të sezonit.
 
EA ka përzgjedhur tre finalistë për titullin e atletit evropian të vitit: kërcyesin suedez me shkop, Armand Duplantis, i cili synon ta fitojë këtë çmim për herë të katërt; kërcyesin italian së larti, Gianmarco Tamberi; si dhe kërcyesin grek së gjati, Miltiadis Tentoglou.
 
Ndërsa në garën për çmimin e atletes evropiane të vitit janë përfshirë vrapuesja italiane e distancave të mesme dhe të gjata, Nadia Battocletti, sprinterja angleze Amy Hunt dhe vrapuesja 22-vjeçare zvicerane Audrey Werro, e cila vitin e kaluar fitoi çmimin „Ylli në ngritje” (Rising Star). Fituesit do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve „Golden Tracks”, e cila do të mbahet në Lozanë të Zvicrës, të shtunën, më 24 tetor.