Maqedoni
Shoqata “Te Berza” realizon me sukses aksionin humanitar për shërimin e Lorianit
11.10.2026 14:43
Në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Muftininë e Kërçovës...

Në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Muftininë e Kërçovës, afaristët vendor dhe mërgimtarët, shoqata “Te berza” e përmbylli me sukses aksionin humanitar për shërimin e voglushit nga Kërçova Lorianit, i cili ka nevojë për një intervenim mjeksor në spitalin e Londrës.
Kryetari i kësaj shoqate Shkodran Alili, thotë se brenda një periudhe të shkurtër u grumbulluan 200 e 10 mijë franga zvicerane, mjete këto të nevojshme për trajtimin mjeksor të voglushit 9 vjeçar nga Kërçova.
Ai i shprehu mirënjohje, Muftinisë së Kërçovës, OH “Jetimat e Ballkanit”, afarsitëve kërçovar dhe çdo qytetari që e mbështeti aksionin humanitar për shërimin e Lorianit të vogël 9 vjeçar nga Kërçova.
SHABAN DALIPI
