Maqedoni
Deponia "Krasta" mbetet e bllokuar, mbeturinat dërgohen në "Drislla"
11.10.2026 15:01
As takimi i djeshëm i vonshëm i kreut të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski...

As takimi i djeshëm i vonshëm i kreut të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nuk i bindi banorët e Pçinjës dhe fshatrave për-rreth që të debllokojnë deponinë Krasta në Kumanovë dhe ti lejojnë kamionët e N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, t’i hudhin mbeturinat në këtë deponi.
"I kuptoj banorët e Pçinjës dhe fshatrave për-rreth, por nuk guxojmë të lejojmë që Kumanova të përballet me katastrofë ekollogjike dhe sëmundje të ndryshme", shtoi Dimitrievski.
Mirëpo protestuesit këmbëngulin në kërkesat e tyre që menjëher të kryhet sanimi i menjëhershëm i deponisë Krasta që do të ndikonte në mos ndotjen e ajrit të pastër.
I gjendur në një situatë të këtillë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruajtur:
"Prej sonte, përkohësisht, mbeturinat nga Kumanova do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup. Falenderoj kolegët Gjeorgjievski dhe Jançev si dhe kryeministrin Mickoski për përpjekjet e tyre të ndihmojnë në përballjen e transportit të mbeturinave dwri tek deponija Drislla. Gjithashtu falenderoj edhe ekipin menaxhues të deponisë Drislla. Vazhdojmë intenzivisht me sanimin e deponisë Krasta në Kumanovë dhe tejkalimin e problemit në fjalë", shkruan mes tjerash, Maksim Dimitrievski.
Më tej kreu i Kumanovës ka shkruar se në emër të tij dhe në emër të ekipit menaxues të N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim” në Kumanovë u kërkon falje qytetarëve, të cilët për shkak të bllokadës së deponisë përballen me problem serioz i cili do të tejkalohet në afat sa më të shkurtër.
Ndërkoh që një aktivitet i këtillë ka filluar në deponinë Krasta ku nga orët e mëngjesit të sotëm me makineri të rëndë po punohet në sanimin e deponisë.
FATLUM AQIFI
