Maqedoni
Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë
11.10.2026 16:33
Në komunën e Bërvenicës po vazhdon fushata zgjedhore...

Në komunën e Bërvenicës po vazhdon fushata zgjedhore për zgejdhjen e kryetarit të komunës.
Kandidatët po zhvillojnë takime me qytetarët duke prezantuar programet e tyre për drejtimin e kësaj komune. Fushatën e vazhdojnë edhe kandidatët e pavarur.
“Vizioni ynë për komunën e Bërvenicës nuk janë vetëm fjalë, por projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Do të rinovojmë sistemin për ujitje me vendosjen e motorëve të rid he pompave. Me një sistem funksional do të ëprfshihet rreth 80% nga toka pjellore,q ë është e një rëndësie të madhe për bujqit dhe prodhimin lokal. Në Vollkovijë prioritet do të jetë ndërtimi I sistemit për ujëra të zeza, pasi çdo vend meriton infrastrukturë dhe kushte më të mira për jetesë. Në Çellopek do të nisim me realizimin e shtëpisë së pleqëve me të cilët do të sigurojmë kushte më të mirapër të moshuarit”, deklaroi kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski
“Gjendem në fshatin e fundit të Bërvenicës, është Gurgurnica. Shumica nuk e dijnë se ky fshat del në liqenin Kozjak. Shumica në Bërvenicë nuk e dijnë se komuna e Bërvenicës është vendi I cili gjendet në anën e djathtë të liqenit, një vend I bukur për t’u parë. Platforma ime bazohet në zhvillimin e Bërvenicës, menaxhimin me komunën siç duhet, investime, ndërmarje, administrata komunale, ndërmarje të higjienës komunale, ekologji e kështu me rradhë”, u shpreh kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski.
“Nevojë urgjente është në Çellopek që të ndërtohet çerdhja edhe atë një ditë e sa më parë. Dmth prej ditës së parë që do ta marrë mandatin duhet ti rrekem punës për ndërtimin e çerdhes në Çellopek. Nuk kemi kohë për të humbur. Nevojë urgjente është edhe një sallë të sportit në Çellopek. Edhe kjo një ditë e sa më parë duhet të fillojë. Nevojë urgjente janë këto rrugët që janë lënë pas dore. Unë I di të gjitha rrugicat. Në shum vendbanime, në shumë mëhalla u realizua projekti, por I di disa lagje që u lanë pas dore”, theksoi kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini.
“Prej 11 gushtit, prej kur më shpallën si kandidat të koalicionit AKI, ne kemi vizituar çdo fshat, çdo vendbanim, çdo lagje nga Gurgurnica deri në Sedllarcë të Poshtme dhe i kemi marrë për bazë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Dhe ne nga ato kërkesa kemi hartuar një planprogram zhvillimor zgjedhor. Vizioni im me këtë program është që të kemi qeverisje funksionale, zhvillim dhe vende të reja të punës për fëmijët dhe familjet, fshatra me perspektivë dhe qeverisje me përgjegjësi”, deklaroi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.
“Ndërtojmë kopsht të ri për fëmijët në Çellopek, projekt që është në fazë realizimi. E rindërtojmë kopshtin në Bërvenicë, hapim shtëpi të pleqve për 50 persona dhe investojmë në efikasitetin energjetik dhe qasje në shkolla për fëmijët me nevoja të posaçme. Andaj vendosim internet falas në vedne publike, platform për e-shërbime, sistem të të dhënave të hapura dhe platformë: ti je pjesë e procesit, nëpërmjet të cilit qytetarët drejtëpërdrejtë do të mund të marrin pjesë në marrjen e vendimeve. Por, dua që në veçanti të ndaj këtë projekt: dokumenti yt- puna jonë”, u shpreh i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
