Kuvendi do të debatojë për ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve nga sfera të ndryshme
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta mbajë seancën e 54-të...

Në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për cilësinë e prodhimeve bujqësie, të Ligjit për kimikale, Ligjit për tatimin e të ardhurave personale, të Ligjit për Kadastër të patundshmërive. Propozimin e llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rrugë publike dhe Ligjit për transport të materieve të rrezikshme të qarkullimit rrugor dhe hekurudhor, të gjitha në lexim të parë.
Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim ligjin për amnisti të personave të cilët kanë dhënë deklarata të pasakta për të ardhurat vjetore të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, Propozim e ligjit për gjelbërim urban, Propozim e ligjit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë, si dhe kërkesën për trajtim autentik të nenit 5-6 alineja 2 nga Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje.
Në lexim të dytë, në rend dite të kësaj seance janë plotësimet e Ligjit për menaxhim me krizat, të Ligjit për Prokurorinë shtetërore, të Ligjit për vlerësim, të Ligjit për ndihmë ligjore falas, Ligjit për mbrojtje sociale dhe Ligjit për familje.
Kuvendi do të debatojë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronë shtetërore, të Ligjit për eksporoparcion, Ligjit për denacionalizim, Ligjit për tregti elektrike, të Ligjit për ekspertizë, si dhe për plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privato publik dhe Propozim ligjit për prodhime ndërtimore.
