Shqipëria në “Sprint” drejt BE-së, nesër do të mbyllet kapitulli 20 i negociatave

12.10.2026 16:06

Kapitulli 20 i negociatave me Bashkimin Evropian...

Kapitulli 20 i negociatave me Bashkimin Evropian, nesër pasdite bëhet i katërti që Shqipëria mbyll që prej nisjes së bisedimeve ne Brukselin. Në Luksemburg duke filluar nga ora 17:30 do të konsiderohen të mbyllura negociatat edhe për “Ndërmarrjet dhe Politikën Industriale”.

Një sukses i tillë i Shqipërisë për komisioneren Marta Kos dëshmon se zgjerimi po ecën në rrugën e duhur.

“Pas vendimit të djeshëm të shteteve anëtare, tashmë kemi perspektivën e mbajtjes së katër konferencave ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo është një shenjë e qartë se procesi i zgjerimit po ecën përpara. Vendet që kryesojnë këtë proces po përmbushin detyrimet e tyre dhe ne po bëjmë pjesën tonë.”, - deklaroi komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.

Në orën 18:00 nis tryeza e diskutimeve, ndërsa konferenca është planifikuar për në orën 18:15, ku Shqipëria pritet të përfaqësohet nga kryeministri Rama.

Kapitulli 20, që pritet të mbyllet përkohësisht, përfshin politikat për zhvillimin e sipërmarrjes dhe industrisë, mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, përmirësimin e klimës së investimeve, digjitalizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Hapi i radhës pritet më 28 tetor, kur Brukseli do të publikojë udhërrëfyesit e anëtarësimit për Shqipërinë dhe tre vendet e tjera pararojë të procesit. (Luljeta Ndoka, TVM2)