Maqedoni

LSDM: Mickoski po e bllokon rrugën evropiane

13.10.2026 11:26

LSDM-ja e ka akuzuar sot kryeministrin për bllokim të rrugës evropiane të vendit...

LSDM-ja e ka akuzuar sot kryeministrin Hristijan Mickoskin për bllokim të rrugës evropiane të vendit përderisa Shqipëria sot mbyll edhe një kapitull, ndërsa Mali i Zi mbylli tre kapituj të tjerë.
Kjo parti thekson se Mali i Zi ka mbyllur edhe tre kapituj të tjerë të negociatave, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 21 nga gjithsej 33, ndërsa Shqipëria ka mbyllur një kapitull. Sipas LSDM-së, Mali i Zi synon t’i përfundojë negociatat këtë vit dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2028.  
 
“Ne ishim në të njëjtin grup. Sot jemi me Kosovën dhe Serbinë. Ashtu siç Vuçiqi po e izolon Serbinë, Mickoski, duke ndjekur shembullin e mentorit të tij, po e izolon Maqedoninë. E njëjta logjikë. Dy gjëra po e nxisin këtë proces: Interesi rus dhe frika e përballjes me Laura Kovesin. Kandidatët duhet të bashkëpunojnë me Prokurorinë Evropiane para anëtarësimit. Jo pas. Përpara. Pastaj nuk ka telefonata nga kabineti. Asnjë paraqitje televizive ku emërohet dhe zëvendësohet një prokuror. Dikush duhet të mbahet përgjegjës për plaçkitjen e shtetit.”, thonë nga LSDM.