Maqedoni

VMRO-DPMNE: Filipçe ka marr rolin e ambasadorit bullgar

13.10.2026 11:35

VMRO-DPME u është kundërpërgjigjur kritikave të LSDM-së...

VMRO-DPME u është kundërpërgjigjur kritikave të LSDM-së, duke theksuar se kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, prej kohësh ka marrë rolin e ambasadorit bullgar, duke mbrojtur qëndrimet bullgare në dëm të interesave maqedonase.
 
Sipas VMRO-së: “Sapo Filipçe pa se një gjë e tillë nuk kalon te qytetarët dhe se populli nuk dëshiron një tradhti të re, sipas shembullit të Zoran Zaevit, i cili për të ardhur në pushtet pranonte gjithçka dhe nënshkruante marrëveshje në fletë të bardha, ai ndryshoi taktikë. Venko Filipçe vendosi të ndryshojë petkun dhe nga ambasador bullgar të shndërrohet në partizan. Kështu, para disa ditësh, doli të marshonte në rrugët e Prilepit, me mezi 300 mbështetës. Çfarë hipokrizie nga ana e Venko Filipçes! Nga njëra anë, ai promovon vazhdimisht kërkesat dhe qëndrimin e Rumen Radevit për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, ndërsa nga ana tjetër merr pjesë në një marsh kushtuar luftës kundër pushtuesve fashistë. Prandaj, publikisht e pyesim Filipçen: kundër kujt marshoi këtë fundjavë, kundër pushtuesve fashistë bullgarë apo kundër administratorëve bullgarë, siç i quanin bullgarët gjatë Luftës së Dytë Botërore ai dhe Zaev? Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse një numër i vogël njerëzish iu bashkuan të ashtuquajturit marsh.”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.