Rajon

Radev: Sulme me dronë ndaj anijeve në Detin e Zi

13.10.2026 11:40

Bullgaria ka regjistruar sulme të reja me drone ndaj anijeve në Detin e Zi...

Bullgaria ka regjistruar sulme të reja me drone ndaj anijeve në Detin e Zi, dy prej të cilëve janë goditur, ndërsa 5 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. 

Sulmet e këtilla i ka quajtur të papranueshme kryeministri bullgar Rumen Radev, i cili i ka ftuar BE-në dhe NATO-n të ndihmojnë në hetimet lidhur me sulmet në afërsi të ujërave territoriale bullgare.
 
“Bullgaria vazhdon të kërkojë ndihmë për hetimin e sulmeve. Bëhet fjalë për tre anije, patjetër në mënyrë precize të konfirmojmë se cilit vend i përkasin fluturaket pa pilotë që i sulmojnë anijet, në afërsi të ujërave territoriale bullgare. Do të vazhdojmë të kërkojmë dhe insistojmë për ndihmë për përforcimin e vëzhgimit të hapësirës ajrore dhe detare, si dhe forcimin e kapaciteteve tona për t’u përgjigjur.”, theksoi Radev.