Botë
Sulm me thika në Korenë e Jugut, një person humb jetën dhe shtatë të tjerë plagosen
13.10.2026 12:43
Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thika...

Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thika në një ndërtesë ku ndodhet një supermarket në qytetin Incheon, në perëndim të Seulit, në Korenë e Jugut.
Sipas mediave vendase, i dyshuari, rreth të 60-ave, sulmoi personat që ndodheshin në ndërtesë, duke lëvizur nga bodrumi deri në katin e dytë, ku gjendet supermarketi “Homeplus”.
Ai u neutralizua nga klientët që ndodheshin në vendngjarje dhe më pas u arrestua nga policia, e cila mbërriti pas marrjes së njoftimit për incidentin.
Sipas raportimeve, viktima pësoi arrest kardiak pasi pa thikat dhe më pas ndërroi jetë. Ndërkohë, shtatë të plagosurit u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e këtij akti.
